Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet ka dhënë alarmin duke mos e përjashtuar mundësinë e pezullimit të Kampionatit Europian të Francës në 2016 nga 10 Qershori deri më 10 Korrik për shkak të sigurisë së cunguar, pasi në harkun e një viti janë shënuar disa sulme terroriste, teksa i fundit rezultoi tragjik me 129 viktima.
Noel Le Graet ka folur për “L’Equipe” duke u shprehur se “Masat e sigurisë do të jenë të një niveli të lartë, por u pa që terroristët mund të godasin në çdo moment. Ishim të shqetësuar, por tani jemi akoma më shumë.
Ngushëllimet e mia për familjet e viktimave” tha kreu i futbollit në Francë. Sulmet e ditëve të fundit kanë shqetësuar autoritetet franceze, pasi terroristët mund të godasin gjatë zhvillimit të finaleve të Kampionatit Europian duke rrezikuar jetën e tifozëve dhe lojtarëve.
Bota e futbollit është e shqetësuar për sulmet e fundit, ndërsa FIFA ka njoftuar se në të gjitha ndeshjet e futbollit që do të zhvillohen do të mbahet një minutë heshtje. FIFA, por edhe UEFA që ka të drejtën e organizimit të Kampionatit Europian së bashku me Francën ndodhen në një moment shumë të vështirë, pasi qeveria e futbollit Europian aktualisht ndodhet me një president të komanduar, pasi Platini është pezulluar, ndërsa edhe në FIFA atmosfera nuk është aspak pozitive për shkak të skandalit të korrupsionit.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com