KAVAJE - Bashkëfshatarët e dhe të afërmit e Alban Elezit, i arrestuar për terrozrizëm mëngjesin e djeshëm nga policia shqiptare me urdhër të INTERPOL-it italian janë të tronditur nga ky lajm. A1 Report ishtë në fshatin Rrakull, që ndodhet vetëm pak kilometra larg qytetit të Kavajës. 

Kryeplaku i fshatit Vasip Tapani rrëfen për A1 Report se Alban Elezin e njihnin për njeri të qetë dhe besimtarë të rregullt, frekuentues së xhamisë dhe se ai prej dy vitesh nuk kishte shkuar më Itali.

"Lajmin e kemi marrë vesh vetëm nga televizionet por kemi mbetur të shokuar për arësye se Alban Elezi vjen nga një familje shumë e varfër. Babai dhe nëna e tij bashkë me familjen e tij janë me bujqësi dhe blegtori. Tani për Albanin e unë e di se i është përkushtuar fesë. Jnë të lidhur më fenë." tha Kryeplaku i fshatit

Të njëjtin mendim me kryepalkun ndan edhe Luftim Elezi, kushëriri i Albanit. 

"Ne Albanin e njohim për një person të rregullt në fshatin tonë. Punon ku ka mundësi, ku gjen punë punon. I ati merret me bujqësi me lopë, me tokë edhe ky vetë e ndihmon." tregoi Luftim Elezi

Alban Elezi u prangos nga policia për llogari të interpolit Italian, asoi akuzohet për rekrutim personash që luftojnë për llogari të ISIS, ndërsa po gjatë ditës djeshme në itali ra në pranga, nipi i tij dhe një i ri italo-maroken.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)