TIRANE - Shqipëria dhe Kosova janë bashkë në luftën ndaj terrorizmit dhe parandalimit të pjesëmarrjes së qytetarëve shqiptarë në organizata terroriste në luftimet në Lindjen e Mesme.
Kjo u theksua gjatë një konference të përbahkët mes Ministrit të Brendshëm të Shqiprëisë Saimir Tahiri dhe homologut të tij kosovar Skënder Hyseni, në kudër të vizitës që ky i fundit zhvilloi sot në Tiranë.
Në fjalën e tij Ministri Tahiri vlerësoi si të suksesshëm bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit. Por megjithatë Tahiri nënvizoi se ky bashkëpunim duhet të rritet edhe më tej për t’i bërë ballë terrorizmit dhe parandalimit të shqiptarëve që shkojnë për t’u bërë pjesë e luftimeve në Siri dhe Irak.
Në këtë kontekst Tahiri tha se edhe Kosova do të bëhet shumë shpejt pjesë e grupit të përbashkët hetimor mes Shqipërisë dhe Italisë, strukturë e cila u anoncua nga Ministri i Brendshëm italian Angelino Alfano gjatë vizitës së tij në Tiranë.
“Siç ju e dini në takimin tim të fundit me Ministrin e Brendshëm italian Angelino Alfano, dakordësuam që Shqipëria të marrë pjesë në grupet e përbashkëta hetimore, me disa vende të BE, me hetime të përbashkëta, ku tërthorazi ose drejtpërdrejt janë përfshirë shqiptarë në çështje terrorizmi. Po ashtu dakordësuam ngritjen e një grupi të përbashkët hetimor. Në bisedën me Ministrin Alfano kemi biseduar se grupi të jetë i hapur, dhe në këtë kuadër pata kënaqësinë që ta ndaj këtë edhe me kolegun, që shumë shpejt edhe Kosova të bëhet pjesë e grupit të përbashkët hetimor me Italinë, pasi lufta ndaj terrorizmit dhe kriminalitetit nuk njeh kufij apo ndalesa, në kuadër të integrimit në BE.” theksoi në fjalën e tij Tahiri

I të njëjtit mendim ishte edhe Ministri i Brendshëm i Kosovës Skënder hyseni i cili tha se për t’i bërë ballë këtij fenomeni siç është terrorizmi kërkohet një bashkëpunim edhe më i ngushtë jo vetëm me Shqipërinë por me të gjitha vendet pasi edhe sfida është globale.
“Të dyja vendet tona notojnë dhe duhet të jenë pjesë e rëndësishme e sigurisë dhe sundimit të ligjit në shkallë rajoni dhe përtej. Në këtë pikë, lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër radikalizmit, janë sfida që kërkojnë bashkëpunim të ngushtë bilateral dhe multilateral. Janë sfida që kërkojnë qasje transnacionale pasi janë sfida transacionale dhe jo nacionale. Prandaj ne të dy sot jemi dakordësuar se duhet të ketë përpjekje dhe veprime të koncentruara që të përballemi në mënyrë të sigurtë me këto të liga.” tha Skënderi

Tahiri: Procedim Penal kush shkon të luftojë në Siri dhe Irak
Më tej Ministri Tahiri tha se nga ana e saj Policia e Shtetit po punon me intensitet në lidhje me parandalimin e shqiptarëve që shkojnë të bëhen pjesë e luftimeve në Lindjen e Mesme. Në këtë drejtim Tahiri u shpreh se kanë nisur procedimet penale për të gjithë ata që shkojnë për të luftuar në Siri dhe Irak duke u bërë pjesë e organizatave terroriste dhe luftërave që nuk janë e jona.
“Sigurisht Policia Shqiptare ka një bashkëpunim të ngushtë në lidhje me çdo shtetas që dyshohet se ka marrë pjesë në një luftë që nuk është e shtetit tonë. Parlamenti ka miratuar një kuadër ligjor dhe është prioritet i yni për të mos lejuar që shtetas që për cilindo arsye largohen nga Shqipëria për të luftuar një luftë të huaj me theks të fortë radikalizmi, për të evituar që vala e radikalizmit të transportohet mbrapsht në vendin tonë. Siç e dini ka pasur procedime penale që po mbyllen me sukses. Por kjo është një gjë që nuk mbyllet kurrë me shpejtësinë që do të donim. Ngjarjet në Paris na treguan që pyetjes a është vendi i sigurt nga terrorizmi askush nuk mund t’i përgjigjet me siguri të plotë. Është për këtë arsye që policia ka zgjeruar grupin e anti-terrorit.” tha Tahiri
Hyseni: Terrorizmi në Shqipëri e Kosovë në faza të kontrollueshme
Ndërkohë nga ana e tij Ministri i Brendshëm i Kosovës Skënder Hyseni theksoi se deri më tani, terrorizmi në Shqipëri dhe Kosovë është në faza të kontrollueshme. Por pikërisht për të mos lejuar që dy vendet të kthehen në vende të origjine apo transit të terroristëve, do të punohet për të intensifikuar shkëmbimin e informacioneve.
Kjo do të bëhet konkrete me nënshkrimin e disa marrëveshjeve mes dy qeverive në mbledhje e tyre të përbashkët që do të mbahet në mars.
“Në Kosovë para pak ditësh kemi miratuar ligjin që ndalon qytetarët Kosovarë të marrin pjesë në organizata terroriste. Kjo përbën një bazë legale për të iu qasur këtij problemi në mënyrë të gjithanshme. I bashkohem Ministrit Tahiri se shkëmbimi i informacionit është thelbësor për të përballuar këtë të keqe, e cila në të dyja vendet tona është në rrethana të kontrollueshme tani për tani, por duhet të sigurohemi që dy vendet tona të mos kthehen në vende origjine, transit për luftëtarët dhe ekstremistët që duan të bashkohen në luftëra të huaja. Ne jemi marrë vesh sot që të intensifikojmë bashkëpunimin edhe në ato fusha që kemi bashkëpunim shumë të mirë. Ky bashkëpunim duhet të zgjerohet dhe të prekë fusha ku ende nuk kemi bashkëpunim të kënaqshëm. Në mbledhjen e ardhshme do të nënshkruajmë një varg marrëveshjesh që e çojnë më tej bashkëpunimin mes dy Ministrive” tha Hyseni
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO