Terrorizoi për 3 vite gjermanët, 'Anti-Skifteri' arreston shqiptarin nga Dibra

Terrorizoi për 3 vite gjermanët, 'Anti-Skifteri' arreston shqiptarin nga Dibra

Një 27-vjeçar nga Dibra me banim në Durrës, me inicialet A.L, u arrestua nga policia shqiptare, pas letër-porosisë së ardhur nga autoritetet ligjzbatuese gjermane ku kërkohej për një sërë vjedhje banesash të kryera atje për 3 vite me radhë.

27-vjeçari në bashkëpunim me persona të tjerë ka kryer rreth 25 vjedhje banesash në rajonin Bochum, Gjermani, në periudhën kohore 2015-2018, ku kanë përvetësuar sasi të konsiderueshme parash, bizhuteri, orë të markave të shtrenjta, pajisje elektronike  etj.

I riu shqiptar ishte i shpallur në kërkim europian, i dënuar më parë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave apo i vizave”, person nën hetim, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”,  kryer në kuadrin e “Grupit të strukturuar kriminal” parashikuar nga legjislacioni gjerman dhe shqiptar.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, iu sekuestruan disa dokumente për transferta parash nga Gjermania në Shqipëri, orë të markave të shtrenjta, telefona celularë, bizhuteri  si dhe një automjet.

"Në bashkërendim me organet ligjzbatuese të rajonit të Bochumit, Gjermani,  Task Forca “Anti - Skifter”  dhe Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë, po vijojnë punën për dokumentimin e plotë  ligjor të aktivitetit kriminal  të këtij grupi të strukturuar, pasi dyshohet se ka kryer edhe vjedhje të tjera në këtë rajon.

Policia Gjermane ka bashkëpunuar me Task Forcën “Anti - Skifter” dhe më pas nga  Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ku dhe është regjistruar procedimi penal.

Operacioni “Anti - Skifter” vazhdon në bashkëpunim me organet ligjzbatuese të Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së", thuhet në një njoftim zyrtar të Policisë së Shtetit.

Më herët, nga i njëjti bashkëpunim i autoriteteve shqiptare me ato gjermane, në tetor të 2018-ës, u arrestua në Shqipëri një tjetër pjesëtar i këtij grupi kriminal, me inicialet G.Sh.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Përplasje te Pallati me Shigjeta,  Policia tenton të shpërndajë protestuesit

Protesta e PD/ Përplasje te Pallati me Shigjeta, Policia tenton të shpërndajë protestuesit