Jehona e veprimeve të kosovarit Dijar Xhema që terrorizoi qytetin e Vlorës është shtirë përtej kufijve të vendit. Kjo ngjarje ka zgjuar interes të madh mediatik edhe në shtetin fqinj të Italisë, duke qenë se fjalët e 29-vjeçarit dhe e shkuara e tij e implikojnë në aktivitete terroriste.
Sipas Il giornale dinamika e ngjarjes mbetet akoma e paqartë. Pasi shpjegon sesi kosovari ka krijuar kaos në qytet, e përditshmja italiane shtron disa pyetje. A do t’i realizonte ai rrëmbimet? Me çfarë qëllimi? Çfarë kërcënimesh të tjera u ka bërë kalimtarëve? A i ka sulmuar në të vërtetë apo lënduar me thikë siç u tha fillimisht?
Dhe, a gjendemi përballë një rasti të izoluar të një krimineli që këtë e ka thjeshtë lëvizjen e radhës, apo i dyshuari ka pasur kontakte me qarqet radikale dhe ka ndërmarrë një veprim ekstrem të pa planifikuar siç duhet?
Sipas një vëzhgimi të profilit të tij në facebook nuk vërehen tendenca radikale, por sigurisht që ky nuk është tregues i mjaftueshëm për ta përjashtuar terrorizmin si pistë hetimi.
Të gjitha aspektet duhet të sqarohen sepse mund të gjendemi përballë episodit të parë të “ujkut të vetmuar” në Shqipëri, duke na bërë të supozojmë se ky është rasti i parë i “xhihadit me thika” përgjatë Adriatikut, shkruan Il Giornale.
Ndërkohë avokati i të riut ka depozituar kartelën mjekësore ku sipas tij 29-vjeçari vuan nga çrregullime mendore. Ndërsa vetë kosovari ka deklaruar se nuk ka lidhje me ISIS por ka qenë nën efektin e drogës kur ka tentuar të rrëmbejë 3 personat.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com