Terrorizonte banorët pasi qarkullonte me kallashnikov në lagjet e Lezhës, arrestohet autori

Terrorizonte banorët pasi qarkullonte me kallashnikov në lagjet e Lezhës, arrestohet autori

Arma e sekuestruar

LEZHË- Një banor i qytetit të Lezhës ka rënë në  pranga pasi terrorizoi banorët duke qarkulluar nëpër lagje me një armë kallashnikov.

Pas denoncimit të qytetarëve, policia ka arrestuar autorin me iniciale K.M., banues në Milot. Ndaj tij rëndojnë akuzat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Ky person u kap në flagrancë në rrugicën e lagjes ku banonte, teksa mbante me vete, një armë zjarri kallashnikov me krehër me 24 fishekë në të. Autori me iniciale K. M., sapo ka parë punonjësit e Policisë, e ka hedhur armën, me qëllim fshehjen e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Të shtënat me armë dje në lagjen 15, arrestohen dy persona! Në kërkim një tjetër

Durrës/ Të shtënat me armë dje në lagjen 15, arrestohen dy persona! Në kërkim një tjetër