Terrorizëm kibernetik ndaj një spitali në Shqipëri, hakerat nga Koreja e Veriut shkatërruan laboratorë e pajisje (Shërbimet u rikthyen)

Sulmeve kibernetike nuk i ka shpëtuar as sektori më jetik në vend, ai i shëndetësisë.  Lajmin për një sulm të tillë që e cilësoi deri në kufijtë e aktit terrorist e dha Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa, gjatë raportimit të tij të mërkurën në komisionin e posaçëm të dezinformimit.

“Ky ishte një terrorizëm kibernetik, nuk është sulm kibernetik siç jemi mësuar. Sepse sulmet ndaj sistemeve jetike të vendit quhen terroriste. Të martën e javës së kaluar një spital na njoftoi për një shkatërrim në masë të të gjitha të dhënave. Grupi prej 7 personash nga autoriteti shkuan menjëherë atje, ndërsa 12 të tjerë në distancë me qëllim që ta kthenim në shërbim të menjëhershëm”, tha Igli Tafa, drejtor i AKSK.

Tafa sqaroi se ndaj spitalit, i cili ende nuk është bërë i ditur nëse është publik apo privat, është synuar shkatërrimi i sistemit teknologjik për shërbimet bazë, nga një grup hakerash nga Koreja e Veriut.

“Kemi qenë nga e marta në orën 10:00, deri ditën e djeshme (të martën) kur u kthyen të gjitha shërbimet dhe e menaxhuam në mënyrë të tillë që të mos kishte panik.  Ishte shkatërruar imazheria, rezonanca magnetike, skaneri, laboratori i analizës së gjakut dhe një sasi të dhënash të pacientëve që u rikthyen të gjitha shërbimet. Nuk ka qenë sulm i brendshëm, ka qenë sulm i jashtëm me shumë mundësi nga Koreja e Veriut”, shpjegoi kreu i  Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike.

Grupi i hakerave i dyshuar nga Koreja e Veriut nuk ia ka arritur qëllimit për shkatërrimin e të dhënave falë ndërhyrjes në kohë, por Tafa i cili thotë se mund të rrezikohen edhe institucione të tjera shëndetësore, sugjeron të investohet në mbrojtjen teknologjike.

G.M./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?