Test kombëtar në Britaninë e Madhe, të nesërmen alarmet do të bien në të gjithë telefonat në të njëjtën orë

Test kombëtar në Britaninë e Madhe, të nesërmen alarmet do të bien në të gjithë telefonat në të njëjtën orë

Foto ilustruese

Një alarm urgjence është vendosur të bjerë nesër në shumicën e telefonave inteligjentë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Mesazhi do të merret në telefonat celularë 4G dhe 5G dhe do të theksojë se alarmi është një 'test' i një shërbimi të ri të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që përdoret në raste urgjente.

Do të shfaqet krahas zërit dhe dridhjeve deri në 10 sekonda, edhe nëse pajisjet janë në heshtje.

Çfarë është testi i alarmit të urgjencës?

Alarmet dhjetë sekonda do të bien në telefona në të gjithë vendin më 23 prill – pavarwsisht nwse volumi do tw jetw i ngritur apo jo.

Prova pwrgatit terrenin për paralajmërimet e fatkeqësive që do të lëshohen me telefon, me fokus në motin kërcënues për jetën, përmbytjet dhe zjarret në Britaninw e Madhe.

Qeveria beson se ky do të jetë një 'mjet jetik' për të ndihmuar në përmirësimin e reagimit ndaj emergjencave.

Alarmi i testimit do të bëhet nesër në orën 15:00.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ani: 23/04/2023 08:45

    Bravo. Ta bej dhe shqiperia kete opsion. Me perpara cdo qytet ka pasur siren ne piken me te larte per emergjencat Te aplikohet dhe ne shqiperi menjehere!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë