Testimi i infermierëve dhe
mjekëve, ja si do regjistrohen

Testimi i infermierëve dhe<br />mjekëve, ja si do regjistrohen
TIRANE- Të gjithë infermierët do të kalojnë në testim i cili do të zhvillohet nga Ministrisa e Shëndetësisë. Në testim do të kalojnë edhe mjekët të cilët nuk kanë plotësuar kreditet, ku janë rreth 1300 kandidatë të cilët do të japin provimin.

Dy testimet do të jenë të ndara nga njëri-tjetri dhe do të zhvillohen në kohë të ndryshme. Infermierët për tu testuar do regjistrohen pranë Urdhërit të Infermierët të Shqipërisë, ndërsa mjekët do të regjistrohen pranë Agjensisë Kombëtare të Provimeve. Ja 8 pyetjet të cilat shpjegojnë se si do zhvillohen dy testimet dhe provimi i riçertifikimit.
 
Çfarë do përmbajë testimi i infermierëve dhe kush do testohet?
Testimi i infermierëve do të përmbajë disa fusha, që sipas ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë do të  përfshijë njohuritë që ka infermieri për fushën që ushtron profesioni dhe për mënyrën se si punon. Fushat që do të testohen infermierët do të jenë: Aparati Lokomotor. Dekubituset. Eliminimi. Etika dhe komunikimi. Gjumi dhe pushimi. Infeksionet Spitalore. Lëngjet dhe elektrolitet. Medikamentet. Menaxhimi i dhimbjes. Oksigjenimi.

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK: Është mbretëresha e provave

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK: Është mbretëresha e provave