TIRANE- Në 18 prill do të zhvillohet provimi për kualifikimin e mësuesve. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit kualifikimi bën ndarjen në kategori të mësuesve. Në bazë të kësaj ndarje bëhet dhe shtesa në pagë për secilën kategori.

MAS ka përcaktuar se mësuesit për të marrë pjesë në testim duhet të plotësojnë disa kritere si: Duhet të kenë të paktën 5 vjet punë për kategorinë e kualifikimit “mësues i kualifikuar”, të paktën 10 vjet punë dhe 5 vjet punë pas marrjes së kategorisë “mësues i kualifikuar”, për kategorinë “mësues specialist”.  Instituti i Zhvillimit të Arsimit ka publikuar udhëzimet e plota dhe se çfarë përmbajën ato.