GJIROKASTER - Mjekët e spitalit të Gjirokastrës kanë pezulluar sot punën për rreth 60 minuta në shenjë proteste ndaj testimit që do tu bëhet atyre nga ministria.
Mjekët kanë deklaruar se janë kundër testimit që është vendosur të bëhet nga Ministria e Shëndetësisë dhe ka qënë kjo arsyeja pse kanë ndërprerë punën për 60 minuta por do ti vazhdojne protestat nëse nuk merret parasysh kërkesa e tyre.
Protesta ishte paralajmëruar që dje madje për këtë çështje sot kanë protestuar edhe mjekët e Tiranës të cilët u mblodhën jashtë ambienteve të QSUT-së ku ritheksuan edhe njëherë se nuk do të pranojnë të testohen për të mbajtur vendin e tyre të punës.
/Shqiptarja.com