TIRANE - Ministria e Shëndetësisë ka reaguar sot në lidhje me deklaratën e “Unionit të infermierëve” se ata nuk janë pyetur për asgjë në lidhje me testimin ndaj infermierëve. Ministria thekson se Unioni është pjesë e rëndësishme e këtij procesi dhe të gjitha sugjerimet që ka bërë kreu i këtij unioni Sabri Skënderi janë marrë në konsideratë dhe janë tashmë pjesë e rregullores së vlerësimit të infermierëve.
Me poshte deklarata e plote e Ministrise se Shendetesise
Ndihemi të befasuar me përmbajtjen e deklaratës së djeshme (17/10/2015) dhe ndryshimin e papritur të qëndrimit të z. Sabri Skënderi, President i Urdhrit të Infermierit, lidhur me proçesin e vlerësimit të njohurive dhe aftësive të personelit infermieror në sistemin e kujdesit shëndetësor publik.
Ministria e Shëndetësisë shpreh keqardhjen lidhur me këtë deklaratë, pasi z. Skënderi dhe institucioni që ai përfaqëson, UISH, kanë qenë që në krye të herës e në vijim, pjesë e konsultimit të vazhdueshëm të ministrisë së shëndetësisë për organizimin e këtij proçesi vlerësimi.
Në këtë kuadër, të gjitha sugjerimet e z. Skënderi dhe UISH-së janë tashmë pjesë integrale e rregullores për vlerësimin e njohurive dhe aftësive të personelit infermieror të kujdesit shëndetësor në respekt të plotë të frymës kolegjiale për shtyrjen përpara të kësaj nisme, duke shmangur konfliktin e mundshëm të interesit si rrjedhojë e përfshirjes jolegjitime të kreut të UISH-së në përbërje të grupeve të punës.
Kështu, është pjesë e rregullores sugjerimi i kreut të UISH-së për ngritjen dhe përbërjen e komisionit përgjegjës për hartimin e pyetjeve të vlerësimit të njohurive dhe aftësive të personelit infermieror në kujdesin shëndetësor.
Po ashtu, është pjesë e kësaj rregulloreje, edhe sugjerimi i z. Skënderi lidhur me përcaktimin e mënyrës së shpërndarjes së fondit të pyetjeve për të gjithë punonjësit që do t’i nënshtrohen proçesit të vlerësimit të njohurive, ku 15% e tyre janë pyetje me karakter të përgjithshëm (etikë, komunikim, njohuri të sistemit shëndetësor, etj.), dhe 85%, pyetje që lidhen me formimin bazë infermieristik, siç është edhe sugjerimi për kohëzgjatjen jo më shumë se 60 minuta të proçesit të testimit, apo edhe ai i ruajtjes së konfidencialitetit në mënyrën e administrimit të përgjigjeve.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com