Një muaj e gjysëm para zhvillimit të testimit për mësuesit të cilët kërkojnë të punësohen, Ministria e Arsimit ka bërë publike procedurën që do të ndiqet. MAS thekson se është shumë i rëndësishëm testimi që do zhvillohet në 21 janar, që më pas të bëhet edhe kalkulimet se kush do të ketë mundësi të emërohet për vendet e lira.
“Testimi i kandidatëve për ushtrimin e profesionit të mësuesit në sistemin arsimor parauniversitar do të zhvillohet në datën 21.01.2017, ora 10.00-12.30, në mjediset e planifikuara nga drejtoritë arsimore rajonale”, thuhet në urdhërin e Ministrisë së Arsimit.
Në udhëzimin nr.38 të Ministrisë së Arsimit, thuhet se emërimet e mësuesve bëhen nëpërmjet konkurrimit në portalin “Mësues për Shqipërinë” që përfshin 3 faza. Në fazën e parë bëhet konkurrimi me doje, ku kandidatët duhet të plotësojnë 13 dokumente. Mungesa e një dokumentacioni skualifikon automatikisht kandidatin. Më pas, kandidatët që kualifikohen në këtë fazë marrin pjesë në testim.
Pas testimin realizohet lista e kandidatëve për çdo profil/lëndë ku listohen kandidatët në bazë te pikëve të grumbulluara. Sa i përket fazës së fundit, ajo lidhet me përzgjedhjen e vendit të punës, ku përparësi i jepet kandidatit që ka numrin më të madh të pikëve. Kandidati emërohet nga drejtori me kontratë individuale për një periudhë prove 1 vit, dhe pas kësaj, miratohet nga komisioni i shërbimit psiko¬social, ku bëhet edhe emërimi definitive i mësuesit. Kandidatët duhet të dorëzojnë dosjen e tyre deri në 23 nëntor.
Testimi i të gjithë kandidatëve për testim do të jetë në përputhje me profilin e tyre. Orientimet në lidhje me testimet sipas profileve do të behën publike në ambientet e këtij portali. Struktura e testi përcaktohet në nenin 16 të Udhëzimit të MAS nr. 40, datë 9.10.2015 “Për organizimin e testimit të kandidatëve për ushtrimin e profesionit të mësuesit në arsimin parauniversitar." Sipas Ministrisë së Arsimit kanë të drejtë të plotësojnë formularin e aplikimit, çdo individ që kualifikohet nga DAR/ZA pas shqyrtimit të dosjeve të aplikimit.
“Çdo i interesuar duhet të ngarkojë gjatë plotësimit të formularit dy dokumente: formularin e pranimit të lëshuar nga DAR/ZA. Dokumenti identifikues që mund të jetë Karta e identitetit ose pasaporta personale Një individ që dëshiron të aplikojë duhet të tregojë kujdes në plotësimin e këtij formulari pasi nuk ka të drejtë ta përsërisë atë pas konfirmimit të aplikimit”, thotë Ministria e Arsimit.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com