Testohen klasat e pesta/ Rezana Vrapi: Nxënësit të jenë të qetë për provimin

Në 24-maj të gjithë nxënësit e klasave të 5-ta do të testohen. Provimi do të përfshijë tri lëndë; atë të gjuhës shqipe, matematikës dhe lëndëve të tjera shkencore Drejtoresha e Qendrës për shërbimet arsimore Rezana Vrapi, thekson se këtë vit do të ketë një risi në zhvillimin e provimit.

“E vetmja gjë ndryshe do të jetë se ka një grup që për herë të parë del në kurrikulën e re, sepse ne kemi dy lloje testesh, test që është për të gjithë popullatën dhe testi tjetër për një grup nxënësish të cilët i janë nënshtruar pilotimit dhe sigurisht për ta, bazuar dhe në ndryshimet që ka pasur kurrikula testi do të ketë disa ndryshime, jo shumë thelbësore, po ndryshime më së shumti bazuar në kompetenca”, deklaron Vrapi.

Provimi për 11-vjeçarët nuk do të ketë nota dhe as penalitete për nxënësit që do të dalin dobët në të, e për këtë arsye Drejtoresha Rezana Vrapi thekson se nxënësit duhet të jenë të qetë, pasi rezultatet më së shumti do t’i duhen Ministrisë së Arsimit për të parë nivelin e arritjes në përfundim të ciklit të fillores.

“Ata kanë shfaqur shqetësimin e tyre dhe kjo është reflektuar dhe është e kuptueshme për arsye se është provim dhe mjafton dhe fjala test që ata të vendosen në një lloj tensioni. Megjithatë vet mësuesit por edhe prindërit duhet ti bëjnë që ti lehtësojnë, nuk po kërkojmë të vendosim një notë nga e cila varet fat ii tyre, nuk ka asgjë të tillë, ajo që duam të dimë është cila janë arritjet e tyre”, u shpreh Rezana Vrapi.

Sa i takon vlerësimit të përgjigjeve të nxënësve, do të bëhet me pikë, të cilat do të ekuivalentohen me notë, ku vlerësimi maksimal i testit është 50 pikë. Urdhri i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit parashikon procedura të rrepta, të ngjashme me testimin e Lirimit dhe të Maturës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë