TIRANE- Tetë anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë ndodhen mes 90 gjyqtarëve më të vlerësuar të Drejtësisë Shqiptare. Listën e “galaktikëve” të gjyqësorit të marsit të 2014 e kryeson anëtari i KLD, Hysen Saliko, i cili renditet i 14 mes 361 gjyqtarëve të vendit. Pas gjyqtarit të Apelit Vlorë, i dyti në KLD më i vlerësuari është gjyqtari Gjin Gjoni, i cili renditet i 19 në këtë listë me 155 pikë në total.

I treti mes më të vlerësuarve është anëtari tjetër i KLD-së Ilir Mustafaj, i Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë.