TIRANE- Në ditën e Çlirimit të vendit, dje, u shënua një fluks tjetër rekord vizitorësh në Bunk’art... Shifra të larta të vizitorëve janë shënuar në të dyja datat e fundit, më 28 e 29 Nëntor, që përkojnë me 102-vjetorin e Pavarësisë dhe 70-vjetorin e Çlirimit. Ashtu siç e pamë fluksin që po afrohej tek rreth 4000 mijë vizitorët në ditën e Pavarësisë, edhe dita e djeshme të Ditës së Çlirimit, 29 Nëntori, ka pasur sërish fluks të pazakontë, ku ka arritur numri edhe mbi 4000 persona që e kanë vizituar bunkerin antibërthamor të ish-diktatorit Enver Hoxha.