Tetë HEC-e mbi lumin e Kardhiqit, bashkia Gjirokastër mohon lejet, PD: Të bllokohen punimet!

Ndërtimi i 8 HEC-e mbi lumin e Kardhiqit nga kompania “Magna Energy” , kanë shkaktuar debate në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës. Këshilltarët e djathtë kanë kërkuar nga ana e Bashkisë së Gjirokastrës, që të ngrihen grupe pune për të parë në terren punimet si dhe të denoncojnë në prokurori firmën ndërtuese, e cila sipas tyre do të dëmtojë mjedisin dhe do të shteroje ata pak  burime ujore që ka zona.

"Janë prerë shelgjet i është  ndryshuar drejtimi i është marr zhavorri, rërë me vend e pa vend dhe tani kërkohet ta fusin në tuba ujin ne me këtë i themi njerëzve ikni që aty nuk do të ketë vlerë edhe rruga që po ndërtohet".

"E ka marrë një leje për hidrocentrale ta supzojmë në ministri po ne ku jemi, e kontrollojmë ne vendin tonë apo jo sepse nuk bëhet fjalë për një kioskë por për një vepër që do të lere pa ujë njerëzit. Përderisa janë 8 hidrocentrale në kaskadë do të sigurohet ai ujë që duhet që ka qenë deri tani. Të themi që nuk e dimë është absurde sepse ne kemi njerëz aty nuk janë kot njerëzit".

"Unë them që inspektorati i ndërtimit, zyra përgjegjëse dhe një grup këshilltarësh të shkojnë në vend,  të mbajnë procesverbale të rregullta dhe ti jepet prokurorisë për këtë problem" thanë këshilltarët demokratë.

Ndërkohë, nga ana tjetër Drejtor i Zyres së Urbanistikës në Bashkinë e Gjirokastrës, Ilir Cumaku, shprehet se nuk ka asnjë informacion në lidhje me këto punime, pasi sipas tij nga ana e bashkisë nuk është dhënë asnjë leje për ndërtimin e HEC-ve në zonën e Kardhiqit.

"Këto që kam shkruar unë në dokument janë për të shfrytëzuar ujin  jo për të ndërtuar hidrocentral  lejen e jep bashkia e Gjirokastër. Jo nuk e kanë marrë lejen kush tha se po punon, në qoftë se po punohet Inspektorati i Ndërtimit duhet të bëjë punën e tij" tha Ilir Cumaku, drejtor  i Zyrës së Urbanistikës  në Bashkinë e Gjirokastrës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja