Tetë trofe dhe 15 vite karrierë, Sabien Lilaj 'var këpucët në gozhdë'

Tetë trofe dhe 15 vite karrierë, Sabien Lilaj 'var këpucët në gozhdë'

Sabien Lilaj me fanellën e Skënderbeut

Sabien Lilaj do largohet nga futbolli i luajtur në moshën 34-vjeçare. Mesfushori i Dinamos do luajë për herë të fundit në 18 maj në Kategorinë e Parë, ndeshjen kundër Luzit. Me një karrierë 15 vjeçare në futbollin shqiptar, mesfushori nga Maliqi ka vendosur të thotë "stop" duke kthyer Blutë në Superligë.

I dalë nga moshat e Tiranës, Lilaj ka luajtur për tre sezone me bardheblutë, para se në 2011 të largohej në Kroaci te Lokomotiva e Zagrebit. Rikthimi në Shqipëri me Skënderbeun në sezonet 2012-2018 ka qenë më produktivi për të, duke fituar pesë trofe me korçarët; katër herë titullin kampion dhe një Kupë Shqipërie. Veç tyre, Lilaj është shpallur kampion edhe me Prishtinën, teksa në vitet 2015 dhe 2018 është shpallur "Sportisti i Vitit" në Superligë.

Veç korçarëve, Lilaj provoi edhe një aventurë me Kukësin në Europë, teksa më pas luajti edhe me Qabalën në Azerbajxhan dhe me Ness Ziona në Izrael. Mesfushori punëtor kishte vendosur të largohej nga fusha qysh vjet, por ideja e rikthimit të Dinamos në Superligë e intrigoi, gjë që ia arriti duke dhënë kontributin në fushën e gjelbërt për 14 ndeshje.

Lilaj ka luajtur edhe 17 ndeshje me ekipin kombëtar të Shqipërisë, duke treguar me punë se edhe nga kampionati ynë mund të ndërtosh një karrierë të shëndoshë dhe me trofe.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?