Çmimet e konsumit kanë shënuar renie në muajin tetor, duke e çuar normën e inflacionit në 1.5%, nderkohe qe rritje është sheuar ne grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”.

Krahasuar me muajin Tetor 2015, çmimet e këtij grupi janë rritur me 3.1%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 10,5 %, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet“me 9,3 %, “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 5,4 %.

Rritje të dukshme kanë shënuar edhe grupet “qumësht, djath e vezë”.

Ndërsa, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transport” me 1,5 %, pasuar nga grupi “Shëndeti” me 0,5 %, etj.

Ndërkohë çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” janë rritur me 3 %, grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,6 %, grupet “Argëtim e kulturë” dhe “Veshje dhe këpucë” me nga 1,0 % secili.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com