Diagnostikimi dhe trajtimi në kohë i kancerit të gjirit është një nga kushtet kryesore për ta luftuar, por prej muajsh për shkak të krizës nga Covid-19 , të sëmurët po hasin vështirësi për të caktuar takimet me mjekët .
Në një studim të organizatës “Breast Cancer Now”, gati një milion gra në Mbretërinë e Bashkuar kanë humbur ose iu janë shtyrë kontrollet në gji, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Organizata vlerëson se 986,000 gra në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar e kanë humbur mundësinë për të bërë mamografinë, pasi për këto shërbime gjatë muajve të parë të pandemisë kishte ndalje të takimeve. Edhe pse vizitat rinisën distancimet sociale e zvogëluan kapacitetin e tyre.
Sipas të gjitha studimeve diagnostikimet e vona e bëjnë më të vështirë trajtimin e sëmundjes.
Llogaritjet e organizatës “Breast Cancer Noë” bazohen në numrin mesatar të grave që kontrollohen brenda një muaji dhe kohën sa ka zgjatur pauza e programeve të skanimit në çdo pjesë të Mbretërisë së Bashkuar.
Sot nis edhe muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, i shënuar në vende të botës çdo tetor, që ndihmon në rritjen e vëmendjes dhe mbështetjes për ndërgjegjësimin, zbulimin dhe trajtimin e hershëm të kësaj sëmundjeje, OBSH ngre sërish alarmin.
Sipas të dhënave të OBSH-së çdo vit regjistrohen 1.38 milion raste të reja dhe 458 000 vdekje nga kjo sëmundje. Shumica e vdekjeve ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku shumica e grave diagnostikohen në fazat e avancuara për shkak të mungesës së vetëdijes dhe të ardhurave.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49.1%
-
Jam i/e dyzuar
11.4%
Vota total: 11317
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kush refuzon 3 herë punësimin, humbet ndihmën ekonomike! In vitro falas për 150 çifte, protezë gjiri 600 grave me kancer
12 Nëntor 2024, 17:07
-
Nëntë deputete të PD firmosin amendament për buxhetin e 2025: Të rimbursohet rikonstruksioni i gjirit dhe paruket për gratë me tumor
11 Nëntor 2024, 13:44
-
Kanceri i gjirit: 1,5 milionë gra mund të shpëtonin çdo vit
8 Nëntor 2024, 22:19
-
Mbyllja e fushatës ndërgjegjësuese të kancerit të gjirit, Koçiu: Lehtësojmë depistimin për gratë, çdo muaj një tetor rozë në çdo qytet pa sistem referimi
2 Nëntor 2024, 13:46
-
Nga spinaqi te hudhrat, ushqimet që ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të kancerit të gjirit
1 Nëntor 2024, 15:58
-
'Fëmijët vetëm qanin!' Beteja e vështirë e infermieres nga Këlcyra me kancerin e gjirit: Unë jam shumë e fortë!
27 Tetor 2024, 14:24
-
Studimi: Frutat e thata mund të jenë çelësi për të ndalur përhapjen e kancerit të gjirit
27 Tetor 2024, 13:02
-
Tetori rozë/ 55-vjeçarja rrëfen betejën me kancerin e gjirit: Më doli gjëndër në gjoks, s’e dija çfarë ishte! Mjekët: Bëni eko dhe mamografi çdo vit
20 Tetor 2024, 16:00
-
Nga mënyra e jetesës te lindjet e vona, cilat janë shkaqet e kancerit të gjirit? Onkologu Nina për Report Tv: Spitalet publike të ofrojnë testin gjenetik
19 Tetor 2024, 16:21
-
Mamografi për gratë e FA-së, Koçiu: Njësitë e lëvizshme kontrolle falas gjatë gjithë vitit
19 Tetor 2024, 11:43
-
Tetori rozë, aktivitet sensibilizues në qendër të Elbasanit, mjekja Onkologe: Kontrolle më të shpeshta! Bëni mamografinë
18 Tetor 2024, 18:27
-
'Pata dobësi, më çuan urgjent në Tiranë!' Rrëfimi i gruas në Lezhë dhe apeli i mjekes: Mos neglizhoni kontrollet për kancerin e gjirit
14 Tetor 2024, 17:04