Tetori ‘i vakët’ i Librit! Nga konflikti i Festivaleve te TVSH-ja, institucionet pa platformë. Ministrja: Biblioteka t’i kalojë Qendrës së Bardhylit

Përpara Bibiliotekës Kombëtare, me veprën e Migjenit në do çanta e një kalendar anemik, Ministria e Kulturës, Qendra e Librit e të tjera institucione mbështetëse, shpallin në datë 4 të muajit “Tetorin e librit”…

“Motoja e këtij tetori nuk mund të ishte ndryshe veçse ‘Libri afron botën’, thotë drejtorja e Qendrës Kombëtare për Librin dhe Leximin, Alda Bardhyli.

Dita e parë, e cila konsiderohet si ceremoniale, sërish me librat stoqe brenda godinës së Bibliotekës Kombëtare, nuk i ofron publikut asnjë stendë me libra, që t’i ndjellë kërshërinë, veç një baner që lajmëron ngjarjen e madhe.

“Përsa kohë që kjo godinë nuk arrin t’i përmbushë kërkesat për një Bibliotekë Kombëtare kemi parashtruar kërkesën tonë delegacionit që kjo të jetë një hapësirë që duhet të vazhdojë të përdoret nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, ose pse jo një pjesë e saj, sipas asaj që do të na thonë ekspertët të jetë një minibibliotekë qyteti”, shprehet Ministrja e Kulturës Elva Margariti, ndërsa përsëriti se godina e re do të jetë pjesë e Qendrës për Fëmijë, pranë Parkut të Liqenit.

Pasditja vijon me Letërsinë Gjermane në Shqip, në kuadër të Javëve Kulturore e më tej me autorin grek Janis Kalpuzos. Gjatë këtij muaji do të kemi edhe Festivalin Ndërkombëtar të të Rinjve, të drejtuar nga botuesja Irena Toçi. Parë preçedentët kur botuesit në krye të këtyre ngjarjeve i japin prioritet autorëve të tyre, ministrja e Kulturës nuk e sheh të arsyeshëm monitorimin, për seleksionimin preferencial që është hasur gjatë festivaleve të fundit.

“Nëse vjen një kërkesë pranë Ministrisë sidomos për të organizuar një festival, nuk ka pse të mos mbështetet. Lidhur me seleksionimet e tipit preferencial nuk futemi në konkurenca të emrave me një nisëm, mendoj se duhet shikuar në më ‘makr’, të shikohet përtej”, shton më tej Margariti.

As Ministria e Kulturës, as Qendra e Librit nuk mund të flasë për një platformë konkrete, përveç programeve mbështetëse me grante, ku të përfshiheshin statistika mbi leximin, problematika që përfshijnë të gjitha hallkat lexues-librari-botues-shtypshkronjë dhe një propozim për zgjidhjen më të mirë. Përshkallëzimi i TVSH-së, nga shtypshkronja në botues me 20 përqind, e më tej nga shtëpitë botuese tek librarët me 6 përqind thuhet se do të rishikohet, por s’dihet se kur.

“Pikërisht këtë muaj do të mbledhim Këshillin Kombëtar të Librit. Kemi nxjerrë disa pika diskutimi ku njëra prej tyre është tvsh, që ka ngelur si problematikë”, thotë ministrja.

Lexime, ku të ftuar do të jenë edhe figura politike si Elisa Spiropali dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolli, dhe aktorë të librit, do të shpalosin gjatë ditës së dytë sensibilitetin për Luftën Në Ukrainë, ndërkaq ëorkshope, simpoziume, takime me librarë, studiues e autorë vijojnë deri në datë 26 tetor, ku Qendra e Librit i lë hapësirë “Open book”, aktivitet që pritet ta zbulojmë në ditët e fundit të Festivalit. Ndërkaq edhe kreu i Shoqatës së Botuesve Petrit Ymeri, vjen me një lajm të ri sa i përket panaireve për librin.

“Në muajin nëntor mbahet edicioni jubilar i 25-të i Panairit të Librit, ndërkohë që vitin tjetër do iniciojmë Panairin e Librit për Fëmijë dhe të Rinj”, shprehet ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/10/2022 02:55

    Min.e kultures ka vite qe lengon nen drejtim ministrash te paafte qe pasojne njeri-tjetrin dhe rezultatet shihen kudo.Disa pyetje kam per kete te paften e fundit qe vetem ngroh kolltukun:Kur del jashte zyrtarisht,ose privatisht e ke marre mundimin t'i shohesh bibliotekat,jo te futesh brenda,po thjesht t'i shohesh si ndertesa nga jashte? I ke pare ku i kane ngritur vendet e botes e ku kerkoni t'a ngrini ju? I keni pare si i trajtojne bibliotekat kombetare dhe ato te qyteteve te vogla e te lagjeve? Ke pare ndonje biblioteke kombetare ne bote te ndaje ndertesen me nje qender femijesh ne nje qoshe te humbur kryeqyteti?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur