Këshilli komunal i Tetovës shpalli gjendje të jashtëzakonshme në gjithë territorin e saj, ndërsa shpalli ditë zie, 5 dhe 6 gushtin.

Nga 1000 euro është ndihma e parë që do t’u jepet familjarëve të viktimave, ndërsa më pas, këshilli i emergjencës në bashkëveprim me Qeverinë dhe institucionet e tjera do të bëjnë edhe vlerësimin dhe dëmshpërblimin për dëmet materiale.

Qeveria maqedonase vendosi të jap nga 500 euro për familjet e dëmtuara nga vërshimet në Tetovë dhe të formojë komision për vlersimin e dëmeve në rajonet e përmbytura pas së cilës do të paguhen dëmet e shkaktuara njoftoi në konferencën për shtyp zv.kryeministri Peshevski.

Qytetit të Tetovës i ka dalë në ndihmë edhe Komuna e Gostivarit dhe qyteti i Shkupit. Kreu i Qytetit Koce Trajanovski vizitoi Tetovën dhe ndoqi aksionin e pastrimit që kanë ndërmarrë ekipi i Qytetit të Shkupit, punonjësit dhe makineritë e të cilëve janë vënë në dispozicion dhe në ndihmë të kolegëve të Tetovës.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)