Teuta është rikthyer të kryesojë Superligës pas fitores 0-2 kundër Kukësit në transfertë. Skuadra durrsaket e drejtuar nga shkodrani Martini realizoi dy herë falë Krasniqit dhe Hoxhës, duke u ngjitur në kuotën e 55 pikëve, 1 më pak se Partizani i vendit të dytë që sot barazoi 2-2 me Laçin, në atë që ishte supersfida e javës së 30 të Superligës.
Përveç rezultatit sfida në Kurbin prodhoi edhe disa incidente, një prej tyre goditja në kokë e trajnerit të dytë të Partizani Ilir Buzhiqi nga disa tifozë në tribunën qendrore.
Ndërkohë klasikja e futbollit mes Tiranës dhe Vllaznisë është mbyllur me fitoren minimale 1-0 të bardhebluve. Goli u realizua në pjesën e dytë nga Idriz Batha, ndërsa në këtë ndeshje nuk munguan as çuditë. Kjo për shkak se ajo u ndërpre për 16 minuta si pasojë e ikjes së ambulancës nga stadium ‘Selman Stërmasi’.
Gjithsesi kjo humbje djeg shumë për Vllazninë e cila tani renditet e tretë me 2 pikë më pak se Teuta kryesuese.
Java e 30 e Superligës prodhoi surpriza edhe për fundin e tabelës pasi Skënderbeu mposhti 2-1 me përmbysje Bylisin, ndërsa Apolonia mori tre pikët kundër Kastriotit duke fituar po 2-1.
Laci duhet te humbe ne tavoline,pas sjelljes se tifozeve,ku dreqin eshte FSHF?!
Përgjigju