Teuta-Partizani, të hënën mund të shpallet fituesi i Superligës! Daja: Është treni i fundit për titull

Të hënën mund të vuloset çështja titull në Superligën shqiptar, pasi në Niko Dovana Teuta përballet me Partizanin, vendi i parë dhe i dytë në klasifikim kur kanë mbetur edhe 3 javë kampionat. Për Partizanin duhet fitore me patjetër, pasi në të kundërt objektivi kompromentohet shumë, ndërsa në rast se Teuta merr 3 pikët atëherë shpallet edhe matematikisht kampione.

“Është një ndeshje ku luhet gjithçka për gjithçka, sepse nëse duam t’i kemi gjërat në dorën tonë është treni i fundit. Kemi një kundërshtar të vështirë sepse është vendi i parë. Ndodhet aty sepse ka ditur të menaxhojë deri në këtë javë. Janë mbrojtja më e mirë, por ne jemi sulmi më i mirë,”-u shpreh Ilir Daja, trajneri i Partizanit.

Te Teuta premtojnë se nuk do hyjnë në fushë për të marrë barazimin.

“Ne jemi në krye dhe këto janë ndeshje shumë të rëndësishme, delikate. Janë ndeshje për t’u fituar dhe jo për të luajtur futboll të bukur. Do kërkojmë në çdo mënyrë, nga minuta e parë deri në fund, për të fituar ndeshjen,”-u shpreh Edi Martini, trajneri i Teutës.

“Është një ndeshje e rëndësishme pasi në rast të një fitoreje tonën çdp gjë mund të mbyllet. Gjithsesi duhet parë si një ndeshje e radhës pasi presioni është te Partizani që duhet ta fitojë me patjetër sfidën,”-u shpreh Renato Arapi, futbollist i Teutës.”

Ndërkohë Skënderbeu ka shansin e artë për mbijetesën, pasi pret në Korçë Apoloninë e rënë nga kategoria.

“Kjo është një ndeshje po aq e rëndësishme sa të gjithë ndeshjet e mëparshme, për të mos thënë më e rëndësishmja e sezonit. Në rast fitoreje do na krijonte siguri në vetvete si skuadër, por edhe ne si staf, për të mbylur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme,”-u shpreh Migen Memelli, trajner i Skënderbeut.

Ndeshjet e tjera të javës së 34, që luhet e gjitha të hënën në orën 17:00, janë Tirana-Laçi, Kukësi-Bylis dhe Vllaznia-Kastrioti.

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën