Taarabt dhe Rami i kanë dhënë fitoren ekipit të Milanit përballë Sampdorias në transfertë pas humbjes në Champiosn League përballë ekipit të Atletiko Madrid.

Pas fitores Milani është ngjitur në vendin e 9-të me 35 pikë duke shpresuar për një vend në Chmapions edicionin tjetër.

Ndërsa Interi nuk ka shkuar më shumë se një barazim me Kaljarin 1-1 në shtëpi duke humbur 2 pikë shumë të rëndësishme. Ekipi i Maxarrit vazhdon që të vuajë shumë këtë edicion.

Përsa i përket sfidës së sotme golin e shënoi Rolando. Juventusi ka fituar derbin përballë Torinos me rezultatin minimal 1-0. Derbi është vendosur nga argjentinasi Tevez që ka shënuar golin e fitores në minutën e 30 të pjesës së parë pas një pasimi të saktë të Asamoah.

Pavarësisht se Torino ka dhënë maksimumin në fushë për të luajtur si e barabartë, Juventusi ka qenë më superiore duke treguar se jo më kot mban vendin e  parë në Seria A. Pas ndeshjes kapiteni i Juves tha “Tevez është një lojtar i shkëlqyer, i cili me golin e tij na ka ndihmuar që të rrëmbejmë të tre pikët në një ndeshje të vështirë.

Ndeshjet e këtilla gjithmonë vendosen nga elementet brilante nga kampionët e vërtetë dhe ne kemi disa lojtarë të tillë në skuadrën tonë” tha Bufon.. Ndërsa në mbrëmje Lacio ka fituar me Sasuolën, 3-2. Megjithatë Sasuola nuk u dorëzua duke bërë që Berisha të nxirrte dy herë topin nga rrjeta.

Humbet Ateltiko, Reali në krye të Spanjës
Kampionatin spanjoll të futbollit e kryeson Reali i Madridit pas humbjes së Barcelonës dhe Atletikos së Madridit. E ndërsa verdiktet e Realit dhe katalanasve ishin mësuar një ditë më parë, sytë e të gjithëve ishin përqendruar te sfida mes Osasunës dhe Atletikos, e cila për habinë e të gjithëve ndryshe nga si pritej është zgjidhur shumë shpejt nga vendasit.

Osasuna arrti të shënonte në pjesën e parë tre herë me Alvaro Cejudo, Emiliano Daniel Armenteros, Roberto Torres Morales. Humbja i hap rrugën Realit që të kryesojë i vetëm La Ligan me 63 pikë pas 25 javësh.


d.b/shqiptarja.com