Zvicër - Një sulm me thikë është regjistruar sot në stacionin e trenit në qytetin Winterthur, ku mbetën të plagosur tre persona, një prej tyre në gjendje të rëndë.
Sipas mediave lokale, autori i dyshuar i sulmit është një zviceran 31-vjeç, që u arrestua pak pas incidentit nga policia.
Arsyet e këtij sulmi të rëndë nuk janë bërë të ditura, ndërsa dëshmitarët pretendojnë se agresori është dëgjuar duke bërtitur “Allahu Ekber” gjatë sulmit.
“Dëgjova një burrë pas meje duke bërtitur ‘Allahu Ekber’ pesë ose gjashtë herë në një mënyrë shumë intensive dhe të shqetësuar”, tha një qytetar për median zvicerane ‘Blick’.
Komente








