PRISHTINË - Kryeministri Hashim Thaçi ka thyer heshtjen sa i përket arrestimit të udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tridhjetë orë pasi EULEX-i arrestoi Sylejman Selimin, Sami Lushtakun dhe pesë pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, Thaçi ka dhënë deklaratën e parë, duke thënë se “akuzat ndaj ish-luftëtarëve janë të pabazuara dhe të paargumentuara”.
“Të gjitha këto dyshime edhe më herët edhe në Hagë edhe në Prishtinë, kanë dalë të pabazuara dhe shpresojmë e besojmë plotësisht se, këto dyshime janë të paargumentuara dhe të pabazuara", ka thënë Thaçi, në fillim të mbledhjes së Qeverisë.
"Qeveria e Republikës së Kosovës beson plotësisht në drejtësi, por beson plotësisht në pafajësinë e komandantëve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, siç besojnë qytetarët e Kosovës”, ka shtuar ai.
Sipas tij, “Qeveria e Republikës së Kosovës beson plotësisht në luftën e drejtë të UÇK-së, të komandantëve dhe luftëtarëve të saj, luftë kjo që bëri që Kosova të fitojë lirinë, pavarësinë, shtetin demokratik dhe partneritetin e ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian dhe NATO-n”.
Sidoqoftë, Thaçi i ka dhënë mbështetje të plotë EULEX-it të zhvillojë një proces gjyqësor të drejtë dhe të paanshëm.
Marrë nga "Express"
Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com