Thaçi: Askush i paprekshëm
ndaj korrupsionit

Thaçi: Askush i paprekshëm <br />ndaj korrupsionit
WASHINGTON - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se “nuk duam të ketë tensione mes shtetit të Kosovës dhe asnjë vendi fqinj. Duam të ndërtojmë frymën e vlerave atlantike e të mos pengojmë njëri tjetrin në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s”.
Në intervistën e tij për “Zërin e Amerikës”, Thaçi tha se kanë ndodhur disa gjëra që nuk do duhet të ndodhnin por jemi të vendosur të respektojmë sovranitetin dhe autoritetin e strukturave të Kosovës.
Sipas tij, është konfirmim edhe këtu në Washington për njohjet e reja që do ti bëhen këtij shteti. Duam raporte të fqinjësisë së mirë dhe njohje reciproke.
Duke ju referuar korrupsionit Thaçi tha se imazhi i Kosovës përmirësohet përmes luftës ndaj tij. “Ato çka kanë ndodhur së fundi tregojnë se jemi të vendosur ta luftojmë korrupsionin. Kam formuar task forcën antikorrupsion dhe kemi krijuar kushtet dhe mundësitë për veprimin e saj”, u shpreh Thaçi.
Kryeministri tha se ndaj zyrtarëve duhet të ketë masa më drastike ndëshkimi nëse involvohen në veprime korruptive dhe mesazhi është i qartë se askush nuk është i paprekshëm.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës