Bordi ekzekutiv i UNESCO-s ka pranuar në axhendën përfundimtare anëtarësimin e Kosovës në këtë në këtë organizatë.

Lajmi është konfirmuar nga Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i cili ka pohuar mbështetjen e 47 shteteve për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Thaçi shkruan se kjo është një fitore e vogël por e rëndësishme për të ardhmen e vendit.

Në Paris, para pak kohe, Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s ka aprovuar agjendën përfundimtare, ku është përfshirë edhe pika për anëtarësimin e Kosovës, e sponsorizuar nga 47 shtete. Është një fitore e vogël procedurale, por e rëndësishme sepse tani mund të përqendrohemi në votimin javën e ardhshme”, shkruan Thaci.

Votimi për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO do të mbahet javën e ardhshme ndërsa Serbia ka kundërshtuar vazhdimisht këtë anëtarësim.

Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)