Thaçi-Daçiç 12 orë takim
por ende pa marrëveshje

Thaçi-Daçiç 12 orë takim <br />por ende pa marrëveshje
BRUKSEL - Pas 12 orësh takimesh dy-palëshe e tre-palëshe Kryeministrit Kosovar Hashim Thaç atij Serb Ivica Daçiç dhe baroneshës Catherine Ashton raundi i shtatë i bisedimeve Kosovë - Serbi ka përfunduar me marrëveshje.

Baronesha Catherine Ashton ka dalë me një konferencë të përbashkët me kryemistrat Thaçi dhe atë të Serbisë Daçiç.

“Ne kemi qenë së bashku nga ora 10:30, me qëllim që të bëjmë përparimin, të cilin e kemi bërë. Është mendimi im personal se jemi shumë afër zgjidhjes për disa çështje shumë të rëndësishme, në lidhje me veriun e Kosovës”, ka thënë Ashton, e cila ka falënderuar dy kryeministrat për angazhimin e tyre.
“Ka qenë një ditë e gjatë dhe e rëndësishme. Ata janë treguar vendimtarë për të gjetur zgjidhje. Ende nuk ka marrëveshje por kurrë nuk kemi qenë më afër”- shtoi Ashton. Ajo nënvizoi se  “është koha e konsultimeve” për atë që “është diskutuar dhe do të zbatohet në terren” dhe ka konfirmuar se takimi i radhës do të mbahet më 2 prill.

Ndërsa Thaçi tha se pritet ditët e ardhshme arritja e marrëveshjes. "Nuk mund të themi jemi afër ose larg, presim të arrihet kjo marrëveshje edhe në veri. Jemi të përkushtuar për arritjen e kësaj marrëveshjeje. Kemi humbur shumë kohë. Tash është koha e bashkëpunimit, e fqinjësisë së mirë", ishin fjalët që tha Thaçi në konferencën e shtypit.

Edhe Daçiç tha se ende nuk dihet nëse marrëveshja është afër ose larg. “Ka qenë një ditë shumë e vështirë për të meqë kanë folur për çështje që janë të diskutueshme për shekuj. Kam pasur konsultime disa herë me zëvendësin Vuçiç por ka qenë e pamundur të pranohet ajo që ka ofruar baronesha Ashton”, ka thënë Daçiç.

Ai ka shtuar se për herë të parë nuk po prezantohet një ultimatum por po na nxisin të bëjmë një kompromis dhe në Ballkan nuk jemi mësuar me këtë.

Redaksia online

(bm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset