Ka përfunduar darka e punës në të cilën qenë ulur baronesha Kethrin Ashton, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Daçiç. Pas përfundimit të këtij takimi nuk pati deklarata, por raportohet se Thaçi e Daçiç nuk arritën ndonjë marrëveshje për implementimin e ujdisë së 19 prillit të arritur nga të njëjtët aktorë. Shefat e qeverive në Prishtinë e Beograd do të vazhdojnë takimin nesër në orën 11.

Ashton më parë ishte takuar me Daçiç e pastaj me Thaçin. Tema e bisedimeve është zbatimi Marrëveshjes Kosovë – Serbi së arritur ë 19 prill.

Thaçi, para se të hynte në takim ka thënë se “Kryeministri i Serbisë dhe unë do te takohemi te baronesha Ashton për te biseduar për implementimin e marrëveshjes te cilën e kemi arritur. Shpresoj qe do te merremi vesh. Duhet te bisedohet për kohen dhe akteret qe do te marrin pjesë” ka thënë Thaçi.

Marrë nga Indeksonline

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)