Thaçi: Dialogu me Serbinë
derisa të arrijë njohje reciproke

Thaçi: Dialogu me Serbinë <br />derisa të arrijë njohje reciproke
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një deklarate të tij ka thënë se autonomia territoriale për veriun e Kosovës është ëndrra e hershme e Serbisë.

Ai garanton se kjo është një ëndërr që nuk do të realizohet kurrë, packa zërave se qeveria Serbe ka ndërmend ta kërkojë një gjë të tillë.

Sipas tij ajo që duhet të arrihet me Serbinë janë bisedimet politike për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve dhe se dialogu me Serbinë do të përfundojnë me njohjen reciproke të dy vendeve.

Sic raporton RTK, këto komente Thaçi i ka bërë sot gjatë inspektimit të punimeve përfundimtare në seksionin 5 të Autostradës Vërmicë-Merdarë.

Ndër të tjera në fjalën e tij ai ka ngritur lart dhe ka uruar për punën që po bëhet për ndërtimin e kësaj autostrade.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK