PRISHTINË - Në vjeshtën e këtij viti do të nisin negociatat për marrëveshjen e Stabilizim-Asociomit, të cilat pritet të përmbyllen në pranverën e 2014-së. Në takimin e parë të grupit konsultativ për MSA, kreu i qeverisë, Hashim Thaçi ka kërkuar nga ministrat përgjegjës, që të kenë parësor angazhimin për plotësimin e kushteve për MSA-në.
Ai u ka tërhequr vërejtjen ministrave, se ky proces nuk ka të bëjë me axhenda politike, por me interesin shtetëror dhe anëtarësimin e Kosovës në BE, raporton KTV.
Kryeministri Thaçi gjithashtu ka thënë se prioritet i Qeverisë përveç MSA-së është edhe përmbushja e kritereve për liberalizimin e vizave që është i një rëndësie të jashtëzakonshme për qytetarët dhe të ardhmen evropiane të Kosovës.
Por sipas tij deri sa të sigurohet liberalizimi i vizave, qeveria nuk mund të relaksohet, por duhet të punojmë edhe më shumë dhe veprimet tona duhet të intensifikohen në maksimum.
E posaçërisht, sipas kreut të ekzekutivit angazhim më të shtuar duhet të tregojnë agjencitë për zbatimin e ligjit, si Policia e Kosovës, Këshilli Prokurorial, Këshilli Gjyqësor, Doganat, Administrata Tatimore, Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar, Agjencia Kundër Korrupsionit dhe mekanizma të tjerë.
Thaçi ka thënë se ditët, javët dhe muajt e ardhshëm janë vendimtarë për liberalizimin e vizave. Ndërsa kryenegociatorja për MSA-ë, Vlora Çitaku ka thënë se marrëveshja do të jetë baza ligjore për të gjitha hapat e radhës që do të merren për aderimin Kosovës në Bashkimin Evropian. Sipas Çitakut negociatë do të kenë 4 apo 5 takim dhe si pikënisje do ta kenë tregtinë.
Redaksi Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com