Thaçi e Daçiq takohen sërish
në Bruksel më 8 shtato

Thaçi e Daçiq takohen sërish<br />në Bruksel më 8 shtato
PRISHTINË - 8 Shtatori do t’i bëjë sërish bashkë Hashim Thaçin dhe Ivica Daçiqin. Thaçi ka deklaruar se është i bindur në arritjen e marrëveshjes për telekomunikacionin dhe energjetikën.
 
Thaçi dhe Daçiq u takuan para pak ditësh (27 gusht 2013) në Bruksel, por edhe pse takimi zgjati më shumë se tetë orë nuk arritën finalizimin e marrëveshjes. Pas takimit, kryeministri i Kosovës ka deklaruar se, është pranë marrëveshjes me Serbinë për prefiksin e shtetit.
 
Thaçi shprehu besimin se kjo marrëveshje do të arrihet në takimin e radhës. “Jemi shumë afër zgjidhjes së këtyre dy çështjeve dhe kjo marrëveshje pritet të arrihet në takimin e ardhshëm, do të jetë plotësisht në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Nga kjo marrëveshje do të shtohen edhe të hyrat në buxhetin e Kosovës. Shpresoj dhe besoj se deri më datën 8 shtator do të mund të përmbyllen edhe këto dy çështje të rëndësishme”, tha Thaçi.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024