Thaçi e Nikoliç, do të shtrëngojnë
duart në Nju-Jork

Thaçi e Nikoliç, do të shtrëngojnë<br />duart në Nju-Jork
Burime të afërta me kabinetin e kryeministrit Thaçi kanë thënë se një shtrëngim duarsh edhe mund të ndodhë në Nju-Jork mes kreut të qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit serb, Tomislav Nikoliç, në fillimin e punimeve të sesionit të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Ky takim mund të jetë sinjal i hapur për ta matur vullnetin e të dyja palëve para nisjes së një procesi tjetër dialogues ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 Po sipas këtyre burimeve, ky shtrëngim duarsh mund të ndodhë vetëm nëse për këtë takim insistojnë më shumë amerikanët. 

Autoritetet ndërkombëtare, veçmas zyrtarë të lartë në Bruksel, po merren aktivisht me përgatitjen e këtij takimi të shkurtër, për të dërguar mesazhin e qartë se takimet dhe bisedimet mes palëve janë e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemeve të hapura ndërmjet dy vendeve.

 Mundësinë e takimit ndërmjet përfaqësuesve të lartë të Kosovës dhe të Serbisë në Nju-Jork nuk e ka mohuar as shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi