Thaçi: Hajredin Kuçi do kthehet

Thaçi: Hajredin Kuçi do kthehet
Burime të “Kohës Ditore” kanë thënë të shtunën se Hajredin Kuçi do të rikthehet, për t’u bërë pjesë e Kabinetit qeveritar, sapo Kuvendi të heqë nga Kodi Penal dy nenet kontestuese për mediat, shkaku i moslargimit të të cilave ai ka ofruar dorëheqjen një ditë më parë.

Mirëpo, vetëm pak kohë pas votimit në Kuvend dhe ofrimit të dorëheqjes së zëvendëskryeministrit, Qeveria ka proceduar në Kuvend një projektligj për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit, konform kërkesës së Kuçit që nenet të hiqen.

Në pjesën e parë të mbledhjes së Qeverisë, kur medieve nuk iu krijohet qasje, kreu i ekzekutivit, Hashim Thaçi, kishte dhënë një arsyetim për reflektimin e menjëhershëm. Kishte paralajmëruar edhe rikthimin e Kuçit.

“Kryeministri tha se Kodi fillimisht ishte proceduar me ato dy nene, 37 38, sepse edhe vetë ndërkombëtarët ishin pajtuar me këtë. Ai tregoi se më vonë ndërkombëtarët kishin ndërruar fjalët dhe pas tërheqjes së tyre, tha se as ne nuk insistojmë që nenet të mbesin”, ka cituar një ministër zëvendëskryeministrin.

“Ai na tha se nenet do të hiqen dhe Kuçi do të kthehet”.

Kuçi pas dorëheqjes kishte thënë se dorëheqja është qëndrim i prerë i tij dhe se deri më tani çdo premtim, çfarëdo qoftë ai, e ka realizuar.

Ai gjithashtu kishte mohuar spekulimet se, pas dorëheqjes nga posti i zëvendëskryeministrit dhe i ministrit të Drejtësisë, do të marrë poste të tjera, ndër to edhe të kryenegociatorit në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje