Thaçi: Kushtetuta, platforma
ime për bisedimet me Serbinë

Thaçi: Kushtetuta, platforma <br />ime për bisedimet me Serbinë
KOSOVE - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se platforma e qeverisë për bisedime me Serbinë është Kushtetuta e Kosovës, Rezoluta e Kuvendit dhe Deklarata e Pavarësisë.

“Platforma ime për bisedime me Serbinë do të jetë Kushtetuta, Rezoluta e Kuvendit dhe Deklarata e Pavarësisë”, ka thënë Thaçi gjatë një vizite në Gjilan.

Komentet e tij vijnë pak ditë para takimit të tij të radhës me kryeministrin serb Ivica Daçiç në Bruksel.

Ndërkohë, Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikolliç është angazhuar për hartimin e një platforme konsensuale për bisedimet me Kosovën.

Ndërsa, kryeministri serb, Ivica Daçiç ka thënë se Serbia tashmë ka zgjidhjen për Kosovën, por nuk e ka elaboruar atë.

Sidoqoftë, kreu i ekzekutivit kosovar ka thënë se e rëndësishme që dialogu është përkrahur edhe nga spektri i gjerë politik, ku edhe është miratuar rezoluta në Kuvend.

“Dialogu po mbështetet fuqishëm edhe nga SHBA-ja dhe vendet europiane, derisa platforma ime dhe e ekipit kosovar në bisedime do të jetë gjithmonë Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Rezoluta e Kuvendit dhe Deklarata e pavarësisë“, transmeton deklaratën e Thaçit, RTK.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK