PRISHTINE-Mediat e Kosovës kanë publikuar së fundmi një listë që dyshohet se është lista e personave që ishin për t'u ekzekutuar nga organizata "Syri i Popullit", e cila ka marrë përsipër atentatin kundër avokatit Azem Vllasi.
"Gazeta Fjala" ka siguruar këtë listë me emrat e mbi 30 figurave publike në Kosovë, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës, të etiketuar si "tradhtarë", që parashikoheshin të ekzekutoheshin nga Lëvizja "Syri i Popullit".
Në të gjenden emrat e politikanëve prej viteve të 80-ta, politikanë të qeverisë dhe të fondit të 3 përqindëshit të përfshirë aty me arsyen "përfitues prej djersës së popullit në diasporë", pastaj politikanët e Grupit të Unitetit 2005-2007, me arsyen se ishin "pranues të dokumentit antishqiptar të Ahtisaarit".
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa, Kryeparlamentari Kadri Veseli, e kreu i AKR-së Behgjet Pacolli janë vetëm disa nga personat që ishin shenjester e ekzekutimit.
Gjithashtu, në këtë listë gjenden edhe personat kyç që janë marrë me decentralizimin dhe enklavat serbe. Por, edhe politikanë të opozitës së tashme dhe njerëz të mediave e publicistë.
Gjithashtu, ashtu siç edhe u veprua pas atentatit mbi avokatin Azem Vllasi, pas çdo aksioni të tyre, duke dhënë arsyet e veta, kjo organizatë kishte planifikuar të lëshonte edhe komunikata për të marrë përgjegjësinë për ekzekutimet që do i bënin.
"Syri i Popullit", thuhet të jetë krijuar nga Lëvizja për Ribashkim Kombëtar (LPRK), për shkak se sipas përshkrimit të organizatës, ishte imperativ i kohës dhe domosdoshmëri.
Kjo organizatë, sipas vetë projekt-promemories së saj të cilën e ka siguruar “Gazeta Fjala”, për të “vrarë tradhtinë”, ka pasur për detyrë të bëjë atentate mbi zyrtarë shtetërorë dhe politikanë në Kosovë, Maqedoni dhe Kosovë Lindore.

LAJMET MË TË VLERËSUARA