Thaçi në Amerikë, nuk konfirmohet takimi me Obamën

Thaçi në Amerikë, nuk konfirmohet takimi me Obamën
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi do të fillojë nesër një vizitë disaditëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me qëndrime në Washington, New York dhe në Denver, me ç’rast pritet të takojë zyrtarë të lartë të Administatës amerikane dhe të Kombeve të Bashkuara.

Tashmë janë konfirmuar takimet në Washington, të mërkurën me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, ndërkaq të enjten me zëvendëspresidentin Joseph Biden.

Ndonëse i paralajmëruar nga burime në Kosovë, takimi me presidentin Barack Obama këtu në Washington ende nuk është konfirmuar.

Përveç takimeve me zvendëspresidentin dhe shefen e diplomacisë amerikane, kryeministri Thaçi do të takojë edhe udhëheqës të departmenteve të Mbrojtjes, të Tregtisë, të Agjencisë Amerikane për Zhvillim ndërkombëtar, (USAID) si dhe me anëtarë të Kongresit Amerikan, senatorë dhe kongresistë. Në këtë vizitë Thaçi shoqërohet edhe nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj dhe ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku.
Ai do të ketë edhe një vizitë në Denver të Colorado-së ku do të mbajë dy ligjërata në dy Universitete. Në vizitën në New York ndërkaq është njoftuar se kreyministri i Kosovës do të takojë edhe vetë shefin e Kombeve të Bashkuara, Sekretarin e Përgjithshëm, Ban ki Moon si dhe dhe përfaqësues të vendeve anëtare në organizatën botërore. 
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja

Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja