Thaçi në Bullgari: Duam njohje
edhe nga 5 shtetet e BE-së

Thaçi në Bullgari: Duam njohje <br />edhe nga 5 shtetet e BE-së
SOFJE - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka filluar sot vizitën e tij zyrtare në Bullgari. Ai ka takuar në Sofje homologun e tij, kryeministrin e Bullgarisë, Marin Raykov, si dhe është pritur edhe nga presidenti i Bullgarisë, Rossen Plevneleiev, njofton Kryeministria.

Bashkëbiseduesit kanë vlerësuar lart nivelin e marrëdhënieve mes dy shteteve, si dhe kanë diskutuar për thellimin e këtyre marrëdhënieve, si në rrafshin politik, ashtu edhe në rrafshin ekonomik.

Kryeministrit Raykov në takimin me Kryeministrin Thaçi ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe ka vlerësuar lartë kontributin e institucioneve të Republikës së Kosovës në këtë proces.

Në këtë kuadër, të dy kryeministrat janë pajtuar, që në të ardhmen e afërt të nënshkruhet një memorandum i bashkëpunimit lidhur me mbështetjen në kuadër të procesit të integrimit evropian.

“Bashkimi Evropian mbështet perspektivën evropiane të Kosovës. Presim që së shpejti edhe 5 vendet e BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës. Këto vende e kanë mbështetur dhe përkrahur planin e presidentit Ahtisaari, mbi të cilin është shpallur pavarësia e Kosovës. Ndaj, presim që këto vende të lëvizin shumë shpejt drejt njohjes së Kosovës, sepse nuk kanë më asnjë arsye të zvarrisin këtë proces. Po këto vende e mbështesin fuqishëm agjendën tonë evropiane“, theksoi Kryeministri Thaçi, pas takimit.

Ndërsa, Kryeministri i Bullgarisë, Marin Rajkov pas takimit me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi tha se Bullgaria do ta mbështesë fuqishëm Kosovën në rrugën e integrimeve evropiane. Rajkov tha se me kryeministrin Thaçi kanë diskuatuar rreth forcimit të bashkëpunimit ndërshtetëror në të gjitha fushat, të cilat janë me interes për të dyja vendet.

Kryeministri i Bullgarisë, Marin Rajkov duke folur rreth marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, tha se me këtë marrëveshje u sigurohet e ardhmja evropiane të dyja vendeve.

Po sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është pritur në një takim të veçantë nga Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev. Dy bashkëbiseduesit i kanë vlerësuar lartë marrëdhëniet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Bullgarisë dhe kanë shprehur gatishmërinë që këto marrëdhënie të thellohen në fushat me interes të përbashkët.

Kryeministri Thaçi në takimin me presidentin Plavneliev ka marrë premtimin për mbështetjen e fuqishme të Bullgarisë për Kosovën në fushën e integrimeve evropiane.

Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin


Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin