Serbia duhet t`i respektojë marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, ka deklaruar në Bullgari kryeministri Thaçi, pas takimit me homologun e tij bullgar, Bojko Borisov.
Sipas kryeministrit Thaçi, Kosova është e gatshme për fqinjësi të mirë, por jo për autonomi për veriun, dhe as që bëhet fjalë për ndarje, por vetëm për perspektivë evropiane. Të dy kryeministrat kanë nënshkruar marrëveshjen për riatdhesim dhe protokollin e implementimit të kësaj marrëveshjeje.
Ndërkohë, ata kanë rënë dakord se lufta kundër korrupsionit është një luftë e përbashkët e shteteve të Ballkanit për ta çuar tërë rajonin drejt Bashkimit Evropian.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com