Thaçi: Nëse e kërkon Parlamenti
jam gati për luftë me Serbinë

Thaçi: Nëse e kërkon Parlamenti <br />jam gati për luftë me Serbinë
Kryeministri i Kosovës është shprehur i gatshëm për të hyrë në luftë me Serbinë, nëse e kërkon parlamenti. Mediat kosovare raportojnë se, në një moment shpërthimi, Thaçi është shprehur pro luftës, ama vetëm nëse Kuvendi e vendos një gjë të tillë. "Parlamenti i Kosovës vendos edhe për paqen, edhe për luftën. Le të marrë vendim Parlamenti i Kosovës dhe Qeveria do ta zbatojë atë”, ka thënë ai, duke e goditur me pëllëmbë foltoren e Kuvendit.

Por ky deklarim i tij është cilësuar i çuditshëm nga nënkryetari i Kuvendit, Sabri Hamiti. “Unë si deputet i vjetër i këtij parlamenti si për nga mosha, si për nga kultura mendoj se situata jonë nuk është luftë ose paqe. Besoj se është koha kur duhet të jemi shumë më të matur në deklarata”, ka thënë Hamiti.

Shefi i Grupit parlamentar të “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri, nga ana tjetër, ia ka përkujtuar Thaçit së paku një rast kur Kuvendi kishte marrë vendim, e Qeveria nuk e kishte zbatuar. “Kuvendi pati marrë vendim për reciprocitet politik e tregtar me Serbinë, por Qeveria nuk deshi ta zbatojë”, ka deklaruar Ymeri. Në fakt, Qeveria e pati rrëzuar mocionin e reciprocitetit me një kundërmocion që e heq këtë masë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve