Thaçi: Nuk është hera e parë
që Beogradi zvarrit procesin

Thaçi: Nuk është hera e parë<br />që Beogradi zvarrit procesin
PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se duhet të punohet edhe më shumë në zbatimin e marrëveshjes për IBM-në dhe se gjithçka që është e lejueshme me Kushtetutën e Kosovës duhet të jetë e pranueshme.

”Gjithçka është e qartësuar në marrëveshjet edhe për IBM-in, gjithashtu edhe në marrëveshjen e 19 prillit, për të gjitha aspektet edhe teknike edhe profesionale. Marrëveshjet janë në përputhshmëri të plotë me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe gjithçka që është e lejueshme me kushtetutë është edhe e pranueshme.

Por ajo që është shumë me rëndësi, është që të punohet edhe më tepër në implementim. Është duke vazhduar implementimi në segmente të ndryshme dhe shpresoj se po krijohet gradualisht një ambient i pranueshëm për të punuar bashkërisht të gjithë qytetarët edhe në veri, në mënyrë që të organizojmë zgjedhje të lira me 3 nëntor, në gjithë territorin, duke marrë pjesë të gjithë qytetarët e vendit pa dallim etnik dhe në kuadër të kësaj edhe serbët në veri.

Dhe më lejoni që sot përmes jush përsëri t’ju dërgoj mesazhin e përgatitjes së tyre për zgjedhje, regjistrimit të partive politike, iniciativave qytetare dhe pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.

Pjesëmarrja e tyre në zgjedhje hap një kapitull të ri, atë të fillimit të ndërtimit të demokracisë edhe në atë pjesë të Kosovës, dhe pastaj edhe fillimin e investimeve ekonomike për të ndërtuar një jetë të përbashkët.

Pjesëmarrje në zgjedhje është jetike për të ardhmen e sigurt zhvillimore dhe demokratike edhe në veri dhe jam optimist se kjo do të ndodhë”, tha kryeministri.

Ai e ka pranuar se ka ngecje edhe sa i përket telekomunikacionit dhe energjisë duke thënë se Beogradi ka ende dilema për ta pranuar marrëveshjen dhe se sipas tij nuk është hera e parë që Beogradi pretendon të zvarrit procesin për zbatim.

“Besoj se Beogradi ka ende dilema për të pranuar marrëveshjen sa i përket telekomunikacionit dhe energjisë, ndërsa së i përket Prishtinës dhe Bashkimit Evropian kjo çështje është e mbyllur. Kështu që unë shpresoj që në ditët e ardhshme edhe Beogradi do të bindet për të pranuar marrëveshjen që është e standardit evropian e nevojshme dhe e domosdoshme për të lëvizur proceset përpara.

Por, nuk është hera e parë që Beogradi tenton të zvarrisë procesin veçanërisht procesin e implementimit. Implementimi mbetet sfida jonë kryesore. Ne duhet të angazhohemi të gjithë, por jam informuar se Bashkimi Evropian është në kontakt të rregullt me autoritetet në Beograd, në mënyrë që të arrihet marrëveshja sa më shpejt, kështu që shpresoj që të arrihet në të ardhmen e afërt”, theksoi ai.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024