Thaçi nuk tërhiqet, ngul
këmbë edhe për “Vranjevcin”

Thaçi nuk tërhiqet, ngul<br />këmbë edhe për “Vranjevcin”
KOSOVE - Kryeministri Hashim Thaçi nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga themelimi i komunës Kodra e Trimave, e njohur që moti si “Vranjevci”, e që është, po ashtu shumë e ditur, se kjo lagje e madhe e Prishtinës është bastion i vjetër i  LDK-së, bëjnë të ditur burime brenda Qeverisë së Kosovës.

Të gjithë tani e kanë të qartë se pikërisht fuqia lëdëkëiste e “Vranjevcit” është motivi kryesor dhe i vetëm i Thaçit për krijimin e komunës së re në këtë zonë të kryeqytetit, përkatësisht dobësimi i elektoratit kryeqytetas që deri tash prore në shumicë ishte me LDK-në.

Me fjalë të tjera, Thaçi synon me çdo kusht fitoren e PDK-së në kryeqytet, ndërsa kështu si ishte deri më tash kryeqyteti i organizuar, edhe në këto zgjedhje, e shihte thuaja të pamundur fitoren kundrejt LDK-së.

Prandaj, sipas burimeve brenda PDK-së, që duan anonimitet, pritet që në ditët në vijim Thaçi të ndërmarrë një ofensivë “politike” për të realizuar synimin e tij, pra për krijimin e komunës së “Vranjevcit”, edhepse është i vetëdijshëm për kundërshtimin e prerë nga kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i cili ishte fare decidiv në kundërshtimin e synimit të Thaçit, shkruan Koha.

Edhe Mustafa e di fare mirë, se po qe se i ndahet “Vranjevci”, realisht do t’i zvogëlohen në minimum shanset për ta fituar kryeqytetin. Prandaj, brenda PDK-së presin rezistencë të fuqishme të LDK-së dhe të Mustafës personalisht.

A do të fitojë lakmia e Thaçit për ta “pushtuar” edhe kryeqytetin, apo kundërshtimi i fuqishëm i Mustafës, mbetet të shihet në ditët në vijim.

Marrë nga Indeksonline
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'