PRISHTINE- Kryeministri Hashim Thaçi është shprehur optimist që marrëveshja për Energjinë dhe Telekomunikacionin, do të arrihet këtë takim në Bruksel, i cili do të mbahet më 27 gusht.
Shefi i Qeverisë përsëri u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të veriut të Mitrovicës të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit të cilat do të mbahen për herë të parë ne tërë territorin e Republikës së Kosovës.
"Sa i përket BE-së dhe Kosovës në këto bisedime të gjitha çështjet rreth marrveshjëve janë të mbyllura. Unë pres regjistrimin e partive serbe të veriut dhe iniciativave qytetare serbe të cilët duan të garojnë në zgjedhjet e 3 nentorit. I bëjë thirrje të gjithë qytetarëve serb të dalin në mënyrë masive në zgjedhje për ta ndërtuar një jëtë me të mirë për Kosovën Evropiane. Në takimin e ardheshëm pres të përmbyllët çështja e Telekomit dhe Energjisë si dhe disa qështje të drejtësisë”, theksoi ai.
Thaçi tha se si temë tjetër që do të hapet në bisedimet me Serbinë është edhe çështja e sportit kosovar.
“Në raundin e ardhëshem të bisedimeve në Bruksel, po ashtu kanë mbetur të harmonizohen temat për të cilat do të diskutohet në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, dhe njëra ndër çështjet e para që do të shtrohet në tavolinën e bisedimeve është edhe çështja e përfaqësimit të sportit kosovarë në garat ndërkombëtare, që bësoj se do të gjendët zgjidhje”, tha ai informon RTK.
Kryeministri ritheksoi se të gjitha marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, janë në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com