Thaçi për “Der Spiegel”: Evropa
më e rrezikuar me Kosovën jashtë
"Evropa është më e rrezikuar me Kosovën jashtë"- është kjo deklarata që Zv. kryeministri Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës ka bërë në një intervistë për të përjavshmen gjermane, “Der Spiegel”.
"Evropa është më e rrezikuar me Kosovën jashtë"- është kjo deklarata që Zv. kryeministri Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës ka bërë në një intervistë për të përjavshmen gjermane, “Der Spiegel”.Në Berlin, shkruan kjo javore, Thaçi ka kërkuar nga kancelarja Angela Merkel pranimin e shpejtë të Kosovës në Bashkimin Evropian.
“Një Kosovë jashtë Evropës, për BE-në është edhe më e rrezikshme sesa anëtarësimi. I ashtuquajturi “Shteti Islamik” tenton tani që tek disa qytetarë të frustruar, që janë shumicë myslimane, të fitojë simpatizantë për ta. Edhe Rusia po e forcon ndikimin e saj të komuniteti serb”, ka thënë Thaçi për “Der Spiegel”.“Në Bruksel tashmë po diskutojmë për asociacionin e komunave të banuara më serbë në veri. Kjo nuk guxon të mbetet pjesë për tensione nga Beogradi. Po ashtu po bisedojmë për energjetikën, urën e lumit Ibër, që e ndanë Mitrovicën. Dhe, gjithashtu për një prefiks, që është simbol i bashkimit. Unë besoj në këtë. Për pesë vite Kosova mund të jetë anëtar në NATO dhe për dhjetë vite në Bashkimin Evropian”, ka thënë Thaçi për “Der Spiegel”, -sipas Telegraf
I pyetur për Gjykatën Speciale,Thaçi ka thënë se dëshirojmë që ky kapitull të përmbyllet përgjithmonë dhe për t’i hequr hijet e këqija nga Kosova, do ta themelojmë edhe Gjykatën Speciale.
“Der Spiegel” e ka pyetur Thaçin edhe për akuzat kundër tij, si për krime lufte, ashtu edhe për tregti të organeve të pengjeve serbe.
“Çështja me tregtinë e organeve është një fantazi e pastër. Kjo është një produkt i armiqve tanë, që me shpifje tentojnë të arsyetojnë luftën e humbur. Unë besoj në drejtësi dhe nuk kam asgjë për tu frikësuar”, ka thënë Thaçi.
Kurse, i pyetur nga “Spiegel” për dëshmitë që shërbimet sekrete dhe prokurorët mund të kenë mbledhur për krime lufte, Thaçi nuk ka përjashtuar mundësinë që ndonjë individ edhe mund të ketë bërë ndonjë keqpërdorim, por ai ka thënë se UÇK ka bërë një luftë të drejtë dhe e ka fituar atë.
“Ne e kemi arritur pavarësinë dhe do të mbijetojmë edhe gjykatën”, ka thënë Thaçi.
Për ikjen e kosovarëve drejt Gjermanisë në fillim të vitit, Thaçi ka thënë se njerëzit janë mashtruar me gënjeshtrat e kriminelëve, të cilët kanë dhënë premtime mashtruese dhe kanë bërë biznes me ta. Ai ka thënë se izolimi dhe padrejtësitë ndaj Kosovës i forcojnë fenomenet negative.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
16.2%
-
Opozitës
17.3%
-
Qytetarëve
66.5%
Vota total: 474
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në Himarë/ Numërohen katër kutitë e para, Tavo me epërsi ndaj Gjikurisë! 11 vota të pavlefshme
5 Gusht, 01:13
-
Zgjedhjet e pjesshme në Himarë/ Fillon procesi i numërimit, hapen 4 kutitë e para
5 Gusht, 00:42
-
Vangjel Tavo dhe deputetët socialistë mbërrijnë në KZAZ
5 Gusht, 00:29
-
Tedi Blushi: Të gjithë qytetarët ishin dëshmitarë se si e gjithë administrata zbarkoi sot në Himarë! Nuk kam parë asnjë flamur të Vorio Epirit
5 Gusht, 00:18
-
Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji
4 Gusht, 23:48
-
Demokratja Kamala Harris takohet me tre kandidatët e mundshëm për nënpresident
4 Gusht, 23:30
-
Namir Lapardhaja: Po këta sikur thanë se tani që u bashkuan, do i tregonin vendin Ramës
4 Gusht, 23:04
-
Intensifikohen tensionet në Lindjen e Mesme
4 Gusht, 22:52
-
Zgjedhjet në Himarë/ Përfundon dorëzimi i kutive! KZAZ nuk konstatoi asnjë të parregullt, pritet të nis numërimi
4 Gusht, 22:44
-
Arben Meçe: Klima ekstremiste në Himarë nuk është fare në vëmendje të opinionit në Greqi
4 Gusht, 22:25
-
'Opozita humbi kohë me çështjen Beleri', Indrit Sefa: Gjikuria u identifikua vetëm para 30 ditësh
4 Gusht, 22:22
-
Mero Baze: Të gjithë ata që tradhtuan Petro Gjikurinë
4 Gusht, 22:15