Thaçi për Limaj: EULEX s'mund
të arrestojë luftëtarët e lirisë

Thaçi për Limaj: EULEX s'mund <br />të arrestojë luftëtarët e lirisë
Hashim Thaçi e cilëson të padrejtë vendimin e marrë nga gjykata për dërgimin në paraburgim të Fatmir Limajt. Kryeministri i Kosovës shfrytëzoi praninë në një ceremoni të parakalimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës për të komentuar zhvillimet më të fundit në vend.

Thaçi insistoi se askush nuk ka të drejtë t’i arrestojë luftëtarët e lirisë së Kosovës dhe as EULEX-i, siç tha ai, “prapa shpinës së institucioneve të Republikës së Kosovës”. Veprimet e fundit në vlerësimin e Thaçit janë cilësuar të papranueshme dhe fyerje për drejtësinë.

“Askush nuk ka të drejtë të njollos luftën e UÇK-së, e as EULEX-it tinëz dhe prapa shpinës së institucioneve të arrestojë luftëtarët tanë, si deputetin Fatmir Limaj. Kjo është fyerja më e rënd në këto ditë feste”, theksoi Thaçi.

Gjjykata Supreme e Kosovës i ka caktuar deputetit dhe nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Në anën tjetër, përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar u shpreh se e kupton ndjeshmërinë dhe emocionet lidhur me rastin e fundit të EULEX-it, por ka kërkuar nga politikanët dhe institucionet politike, që, për çështje parimore, t’iu shmangen komentimeve për rastet që vazhdojnë.

"Vendimet e prokurorëve dhe gjykatësve të EULEX-it kurrë nuk kanë qenë, nuk janë dhe nuk do të jenë të motivuara politikisht”, thuhet në deklaratën e Zhbogar.

Deklarata e kryeministrit erdhi sot gjatë pjesëmarrjes së tij në ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila sot u bë me uniformën e re, që do të jetë unike për të. Në kazermën ‘Adem Jashari’ në kryeqytet, para njësive të të ushtrisë së Kosovës parakaloi presidentja e vendit, Atifete Jahjaga. Hashim Thaçi, vlerësoi të arriturat e vendit, ndër të cilat numëroi edhe FSK-në, e cila së shpejti do të shndërrohet në ushtri të Kosovës.

(d.m/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz