“Ne vazhdimisht theksojmë që shqiptarët të jenë pjesë e institucioneve dhe të jetës demokratike në Maqedoni. Dua të theksoj se 3 për qind e serbëve që jetojnë në Kosovë kanë më shumë të drejta se 35 për qind e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni”, ka theksuar kryeministri Thaçi në intervistën për Radion Kombëtare Bullgare BNR, transmetuar nga 'Koha Ditore" në Kosovë gjatë kohës së vizitës së tij të fundit në Sofje.
Kjo deklaratë e kryeministrit nënvizon se shqiptarët në Maqedoni janë 35 për qind dhe jo sipas regjistrimit zyrtar 25,6 për qind. Sipas Thaçit, një në tre qytetarë në Maqedoni është shqiptar.
“Në Maqedoni regjistrimi i fundit i popullsisë ishte pa sukses dhe opinioni nuk e di shifrën e saktë të popullsisë sipas përkatësisë etnike, transmeton agjencia e lajmeve, Ina. Por dua të them se një në tre qytetarë në Maqedoni është shqiptar”, ka theksuar Thaçi.
Ai ka theksuar edhe nevojën e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit. Në këtë drejtim vlerësojë se liderët shqiptarë dhe autoritetet shtetërore në Shkup duhet të bisedojnë dhe të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit”, theksoi kryeministri i Kosovës.
Kjo deklaratë e tij gjatë fundjavës është komentuar nga një pjesë e mediave maqedonase, edhe pse vizita e Thaçit në Sofje ishte zhvilluar dy muaj më parë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)