Thaçi: Serbia duhet të kuptojë se
pavarësia është e pakthyeshme

Thaçi: Serbia duhet të kuptojë se<br />pavarësia është e pakthyeshme
PRISHTINE- "Kosova pas përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë ka hapur kapitullin e ri të integrimit evropian, ndërsa Serbia duhet të kuptojë që Kosova dhe pavarësia e saj është fakt i pakthyeshëm", tha kryeministri kosovar Hashim Thaçi, gjatë takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Giulio Terzi, në selinë e Kombeve të Bashkuara, në SHBA.

Sipas zyrës së shtypit të kryeministrit, Thaçi u shpreh se "Kosova është e përkushtuar t’i përmbushë të gjitha detyrat në mënyrë që relacioni mes Kosovës dhe BE-së të kalojë në një relacion konkret kontraktual përmes procesit të Stabilizim Asociimit".

"Ne jemi të gatshëm për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Mirëpo, Serbia duhet të kuptojë se marrëveshjet e arritura gjatë procesit të dialogut në Bruksel duhet të implementohen. Ky normalizim do të jetë gjithmonë në pajtueshmëri të plotë me pavarësinë, integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës", theksoi Thaçi.

Kreu i qeverisë kosovare tha se "Serbia duhet të çlirohet nga mentaliteti i së kaluarës dhe të kuptojë që Kosova dhe pavarësia e saj është fakt i pakthyeshëm.
(sg/atsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi