Thaçi: Serbia vazhdon ti gënjejë serbët

Thaçi: Serbia vazhdon ti gënjejë serbët
Uashington- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, vazhdon sot vizitën në Uashington ku do të takohet me sekretarin për Tregti të SHBA-së, John Bryson. 

Në fjalimin e mbrëmshëm në Qendrën për studime Strategjike në Uashington, kryeministri Thaçi tha se Serbia vazhdon t`i gënjejë serbët në pjesën veriore të Kosovës lidhur me mundësinë e ndarjes. Kryeministri Thaçi foli edhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë. 

Me këtë rast, ai ka theksuar se tash e 13 vjet, serbët në veri janë të gënjyer nga Serbia, se mund të ndodhte ndarja e Kosovës.

 Por më 15 korrik të vitit të kaluar, kjo ëndërr e Serbisë është shuar njëherë e përgjithmonë. Kosova do të jetë një, unike dhe me integritet territorial të paprekshëm, të garantuar dhe të njohur ndërkombëtarisht, - ka thënë kryeministri Thaçi në fjalimin e tij të mbajtur mbrëmë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington.

Poashtu, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës u takua edhe me znj.Elizabeth L. Littlefield, Presidente e Korporatës për Investime Private të Jashtme (OPIC), institucion financiar i Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në vitin 2009, Qeveria e Republikës së Kosovës ka nënshkruar Marrëveshjen për Nxitjen e Investimeve me Qeverinë e ShBA-ve.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës